Titanik II do të përfundoj në 2016
Miliarderi australian, Clive Palmer nisi nga puna “klonimin” e Titanic, anijes gjigante trans-atlantike që u fundos tragjikisht në vitin 1912, në udhëtimin e parë të saj nga Anglia drejt Amerikës. Palmer punësoi dhjetra inxhinierë që pasi studiuan imtësisht skicat e ndërtimit të Titanic, dorëzuan projektin. Ky projekt po jetësohet në Kinë nga CSC Jinling Shipyard. Miliarderi australian thotë se puna për ndërtimin e anijes e shndërruar në mit edhe falë filmit të 1997 të James Cameron, do të përfundojë në vitin 2016.
Ai shprehet optimist se në muajt e fundit të po këtij viti, Titanic II do të niset nga Sauthemptoni drejt Nju Jorkut, i njëjti udhëtim i “binjakes” së saj, por me ndryshimin e vetëm që Titanic II do të mbërrijë në destinacion, nuk do të fundoset. Para 750 milion vitesh India dhe Madagaskari ndaj vetëm nga Mauritia, ndërsa sot janë kilometra distancë larg. Studiuesit mbërritën në këtë përfundim pas studimit të rërës në plazhet e Mauritusit. Mes tyre ata ranë në gjurmë të grimcave që i përkisnin një shpërthimi vullkanik që mendohet se ka ndodhur nëntë milion vite më parë. Zbulimi është kryer nga një grup shkencëtarësh norvegjezë të udhëhequr nga profesori Trond Torsvik.

