cikli jetësor

Cikli jetësor te individi fillon me lindjen dhe përfundon me vdekjen, e kështu njerëzit e të gjitha shoqërive kalojnë në etapa të njejta, fëmijëria, puberteti dhe mosha e pjekurisë. Në secilën etap të jetës shënohen dhe festohen ngjarje të ndryshme si puberteti dhe martesa. Religjioni, traditat, gjendja sociale tradicionalisht e përcaktojnë rendësinë e secilës etapë. Gjatë viteve të para të jetës njeriu rritet dhe zhvillohet shpejtë. Në fëmijëri rritja vazhdon, dhe me arritjen e moshës së pjekuris trupi është zhvilluar dhe pothuajse në të njëjtën kohë fillon procesi i mplakjes.

Fillimi

Etapa e pare tek çdo njeri është lindja, pa dyshim pjesa më interesante e çdo krijese. A do të mbijetojë i porsalinduri ose jo, deri diku m'varet presj vendndodhjes gjeografike. Fëmija i lindur në vitin 2000 në SH.B.A ka 10 deri më 15 herë më tepër mundësi për të jetuar se sa fëmija që lind në Afrikën qëndrore. Në SH.B.A rreth 7 fëmijë prej 1000 të lindurve vdesin gjatë vitit të pare të jetës. Përkundër kësaj në Niger në Afrikën perëndimore 159 fëmijë vdesin para se të mbushin vitin e pare. Pa mare parasysh ndryshimet, lindja është ngjarje aq e rendësishme sa në shumë shoqëri mbahen manifestime lidhur me të. Në shumë kultura ky manifestim mbahet kur fëmija pagaëzohet me qëllim qe te vërtetohen se i prsalinduri është i aftë të mbijetojë. Gjatë rritjes fëmijët përjetojnë ndryshime të çuditshme. Prej një të porsalindur i paaftë për disa vite bëhet e aftë dhe e forte. Fëmijëria është parapregatitje për moshën e pjekurisë, në disa pjesë të botës fëmnijët prej moshës së re bëjnë punë në amvisëri dhe bujqësi. Në popullin Masai në Afrikën Lindore fëmijët që në moshën 8 vjeçare janë të detyruar të ruajnë bagëtinë. Në shumë vende të zhvilluara fëmijët kanë më shumë të drejta dhe kannë mundësi të mësojnë më gjata para se të fillojnë punën.

Kalimi

Në pubertet, kalimi prej fëmijërisë në moshën e pjekurisë, ndodhin ndryshime të mëdha. Zhvillohen format trupore të cilat na bëjnë sekusualisht të tërheqshëm, ndërsa në disa shoqëri, personi, me të hyrë në moshën e pubertetit konsiderohet I rritur. Madje femrat konsiderohen të afta për martesë. Për tu karakterizuar kjo etap e rendësishme në jetë, vajzat në shumë shoqëri tradicionale kalojnë në periudhën e tërheqjes nga bashkësia dhe në ato momente ushqimi, veshja dhe sjellja e tyre karakterizohet në bazë të disa regullave. Në shoqërit që kanë ndikim të madh traditatat shpesh provohet virgjiniteti i vajzës. Në shumë vende të zhvilluara puberteti nuk krahasohet me moshën e pjekurisë. Personi konsiderohet I pjekur ose I rritur në moshën 18 ose 21 vjeç.

Martesa dhe familja

Një ndër etapat më të rendësishme në ciklin jetësor të njeriut është martesa. Lindja e fëmijëve është motiv bilogjig për të bërë martesën. Edhe pse shumica e çifteve janë në mes të një burri dhe një gruaje, në disa kultura pranohet që burri, ose rrall here gruaja të kenë një ose më shumë partnerë. Në disa vende lejohet edhe partneriteti homoseksual. Në vitin 2001 Hollanda ishte vendi i pare e cila lidhjeve ndërmjet gjinive të njejta u dha status të njëjtë si atyre lidhjeve ndërmjet gjinive të ndryshme. Në shumë pjesë në botën e industializuar, çdo dit e më shumë çiftet vendosin të mos lidhin kunorë, por të bashkjetojnë, por pa presionin e fesë dhe regjimet që i cakton kunora.

Ndryshimet në lidhje me shëndetin

Egzistojnë ndryshime të mëdha lidhje me shëndetin dhe rrjedhën e jetës së njerëzve mvarësisht prej pasuris dhe kushteve gjeogragike. Ushqimi, furnizimi me ujë dhe shërbimet shëndetësore janë factorër kyç të cilët ndikojnë në rrjedhën e jetës së njerëve në një vend. Njerëzit të cilët jetojnë në vende më të zhvilluara jetojnë më gjatë se sa ata që jetojnë në vendet në zhvillim. Në Europën Perëndimore jetëgjatësia e njerëzve është mbi 75 vjet. Jetëgjatësia në shumë vende Afrikane është dukshëm më i shkurter, ndërsa në vendet më të varfëra mezi arrin në 45 vjet. Në disa pjesë të Afrikës nënsaharore vërehet një shkurtim I jetëgjatësis kryesisht për shkak të epidemisë së HIV/SIDA. Në vendet e varfëra jeta e shkurtër shpesh është pasojë e sëmundjeve të shkaktura prej ushqimit të dobët ose infektimve. Në vendet e zhvilluara sëmundjet e zemrës dhe rraku janë vrasësit më të mëdhej, ndërsa shumë sëmundje janë pasojë e manyrës së jetesës.

Puna

Të gjitha shoqërit prej njerëzve të rritur presin që të punojnë dhe pothuajse në të gjitha kulturat shikohen me më pak respect njerëzit që nukmund punojnë. Lloi dhe numri I vendeve të punës mvaret prej statusit ekonomik dhe zhvillimit tekonologjit të një shteti. Në Japoni industria automobilistike dhe idustria për informacion teknologjik punëson një numër të madh të pupullsis. Tek vendet në zhvillim shpesh here nuk ka shërbime sociale të cilat mund tu ndihmojnë njerëzve që nuk mund të punojnë. Në shoqëri të tilla shum meshkuj bëjnë punë pa ndonjë stërvitje profesionale si puna fizike. Koha e punës shpesh është e gjatë ndërsa puna e rendë. Nuk kanë pushim vjetor, pushimet janë të kufizuara dhe nuk kanë tesha mbrojtëse. Fatkeqsitë nëpër punë të tilla janë të shpeshta ndërsa puna mund të jetë shkak për vdekjen e parakohshme. Një gjë e till nuk ndodh në vendet e zhvilluara si në Britanin e Madhe ku pjesa më e madhe e popullsis punon nëpër zyra.

Tags: vivamus nibh in augue praesent