mendja e njeriut

Truri është pasuria më e madhe e njeriut. Shumica e shkencëtarëve mendojnë se është një tërësi atë qe e dime si mendje dhe si tru. Shprehja “mendje” përdoret më së shumti kur përshkruhen funksionet e rendësishme të trurit, si përbledhja e informative, ruajtjen dhe përpunimin e tyre. Konsiderohet se mendja i përfshin funksionet e trurit si që jan emocionet, vetëdija, gjuha dhe intelegjenca, ndërsa nuk e përfshin rregullimin e proceseve fizike si frymëmarrja.

Dallimi i njeriut

Ajo që i dallon njerëzit nga shtazët e tjera është aftësia e tyre për të paramenduar, të ndërlidhin në një tërësi ngjarje që kanë ndodhur në kohë dhe vende të ndryshme, të formojnë koncepte apstrakte dhe të përfytyrojnë gjëra që asnjëherë si kanë parë dhe si kan bërë. Njerëzit nuk janë të kufizuar të mendojnë vetëm për gjërat që ndodhin në afërsi të tyre. Ata mund të gjejnë zgjedhje për disa probleme, a në realitet mos i realizojn asnëher. Mundet ti rendisin të dhënat në mënyra të ndryshme, të veprojnë me mendimet e tyre, të paramendojnë për punë të ndryshme dhe të mbajnë mend ngjarje që kanë ndodhur në të kaluarën. Trashigimia e kulturës dhe traditës prej një gjenerate në tjetrën, prej një personi tek tjetri dhe prej një grupe në tjetrën i jep në disponim secilit në veçanti pasuri të madhe të fakteve dhe dijeve. Truri i njeriut proporcionalisht zë më shumë vend në kokë në krahasim me trurin e krijesava të tjera.

 

Botëkuptimet e vjetra

Gjithmon njerëzit kanë pasur dëshir instiktive të kuptojnë si punon truri, për arsye se në atë mënyrë mund të njihen më mire mes veti. Para mijëra vjetësh kanë menduar se mendja është e ndarë nga trupi në formë të materjes, gazit ose shpirti të pa dukshëm. Më vonë filozofi grek Empedokle ( shek.V p.e.s) pohoi se mendimet transmetohen në trup nëpërmjet gjakut. Sipas tij, intelegjenca varet prej përbërjes së gjakut. Bashkohësi i tij Demokriti mendonte se psikologjia e njeriut është e përbërë prej atmove të lehta, të cilat shum shpejtë qarkullojnë nëpër trup, por kryesisht ndodhen në tru. Në atë kohë, në lindje ka mbisunduar mendimi se zemra është qendra intelektuale e trupit. Hopokrati dhe pasardhësit e tij (shek. IV dhe V p.e.s) trurit I kanë dhënë rendësi më të madhe në aftësit psikologjike të njeriut. Ata kanë menduar se truri është burim i zemërgjerësis, një ndër katër cilësit kryesore për njeriun emocionet, njohjes dhe ndjeshmërisë. Megjithatë ata nuk kanë ditur shumë për funksionimin e trurit. Galeni (shek.II p.e.s) ishte njeriu i pare i cili bëri një skicë detale për anatominë e trurit, falë përvojës së tij në mjekimin e gladiatorëve. Ai tek truri zbuloi tre hapsira të mëdha, të mbushura me lëng dhe ka besuar se funksionet e rendësishme të trurit janë të koncentruara në pjesët e forta rreth tyre. Deri në shek. XVII shumë anatomistë kanë besuar se qendrat e trurit ndodhen në një hapsirë të mbyllur.

 

Dituri të reja

Në fund të gjitha analizat mbi mendjen kaluan në hapsirën e shkencës, ajo erdhi si shkak i zbulimit të mikroskopit dhe dijeve të para për qelizat nervore. Nga fillimi i shek. XIX filloi ndarja e trurit në pjesë të cilat kanë funksione të ndryshme, si çdo pjesë tjetër e trupit që ka funksione të ndryshme. Dëmtimi i ndonjë flete të trurit shpesh shkakton edhe humbjen e funksionit qe e kryen. Funksionimet e trurit janë të renditura në pjesë të veçanta deri në kufij të caktuar. Për shembull e folura I përfshin të dy hemisferat e trurit dhe jo vetëm anën e majtë. Gjatë shumë viteve shekencëtarët janë bazuar në fakte nga dëmtimet e ndryshme të trurit për të kuptuar cili është funksionimi i pjesëve të caktuara të trurit. Topografia kompjuteristike dhe rezonanca magnetike nukleare na japin pamje të anatomisë së trurit ndërsa pozitrona tomografike i tregon aktivitetet kimike dhe metabolike të indeve në tru. Rezonanca magnetike nukleare është gjetja më e re dhe na mundëson qe të shohim se si punon truri. Kjo tregon çfar ndodh në tru kur dikush ndëgjon muzik, lexon, fol ose mendon. Në analizën e trurit në ditët e sotme përfshihen specialist të ndryshëm si radiolog, fiziolog, psikolog, farmaceut, neurolog si dhe specialist kompjuterik. Si rrezulltat i këtyre analizave, sot kemi përgjigje për disa pyetje të cilat janë parashtruar para një shekulli.

 

Mendje e vetëdijëshëm

Psikoanalisti i njohur Sigmund Fjord (1856-1939) kishte ndikim të madh mbi botkuptimin tone për mënyrën se si punon truri i njeriut. Edhe pse sot për shum teza të tij është konstatuar se nuk janë jocilësore, ai kishte të drejtë pë një gjë, shumë gjëra që ndodhin në tru është pasojë e asaj që është e ludhur me vetëdijen. Shkencëtarët e kanë pranuar këtë tezë të Fjordit dhe vazhduan më tej ta analizojnë në zbulimet e tyre. Vetëdija jonë e cila duket se vepron me lirinë tonë, në esenc, mund të jetë iluzion i dhënë nga aktivitetet nervore në tru i cili i kotrollon të gjitha aktivitetet tona të vetëdijëshme. Një ndër përparësit e mëdha të trurit të njeriut është aftësia e tij të përcakojë se çka ndodh në trurin e njerëzve të tjerë për të kontrolluar ose parashikojë sjelljen e tij. Kjo aftësi mund të jetë vazhdim i vetëdijes njerëzore një rreth i veçnant më i lart i vetëdijes që na mundëson të mendojmë për brendësin e trurit tone, si ti ndjejmë dhe ti zbulojmë mendimet e njerëzve të tjerë.

 

Shum gjëra të panjouhura

Truri i njeriut është sistemi më i ndërlikuar në gjith universin. Truri është analizuar shkencërisht vetëm në 150 vitet e fundit dhe për aq kohë të shkurtër është arritur përparim i madh. Në që jetojmë sot dime shumë të dhëna si si punon truri i njeriut, të cilat ishin të pa logjikshme për paraardhësit tanë. Pa mare para sysh këtë fakt ne edne jemi shum larg momentit kur dote mund ti sqarojmë misterit më të thkella dhe më të errëta të mendjes. Problemi i vetëdijes, për shembull, është i pazgjishëm si ka qenë gjithmonë. Pytjet tona a do tu duken te rëndomta pasardhësve tanë? Disa shkencëtarë besojnë se ne na mungon një zbulim i madh dhe i pa pritur, si teoria e relativitetit nga Ajshtajni, e cila kur dote zbulohet krejtësisht dota ndryshojë mënyrën se si e përjetojmë botën rreth nesh dhe veten tone.

Tags: vivamus nibh in augue praesent