Kampionati Evropian i Futbollit për vitin 2008, i njohur si Euro 2008 u mbajt në Austri dhe Zvicer nga 7 qershori gjer më 29 qershor, 2008. Ky ishte kombinimi i dytë i suksesshëm i mbajtjes së kampionatit në dy shtetë që nga viti 2000 kur kampionati u mbajt në Holandë dhe Belgjikë. Austria dhe Zvicra u kualifikuan automatikisht sepse ishin organizatorë të kampionatit. Skuadrat kombëtare të 14 vendeve u bënë të ditura përfundimit të garave kualifikuese të cilat filluan më filluar në gusht 2006.

Germany - Espana......... 0 - 1......... (Fernando Torres 33'')

 

 

Stadiumet në Zvicër dhe Austri në EURO 2008

Nikoqirët Austria dhe Zvicra i pritën kombëtaret në 8 qytetet e tyre, secila nga katër. Austria ndeshjet e saja në grup (i takoi grupit B) i zhvilloi në qytetet e saja Innsbruck , Klagenfurt , Salzburg dhe Vjena bashkë me tri kombëtare tjera të grupit. Zvicra ndeshjet e saja në grup (i takoi grupit A) i zhvilloi në qytetet e saja Basel , Berne , Zhenevë dhe Cyrih, bashk me tri kombëtaret tjera të grupit. Ndeshjet çerekfinale dhe gjysëm finale u zhvilluan gjysma në qytetet e njërit vend dhe gjysma në qyetet e vendit tjetër, kurse finalja u zhvillua në Vjenë, Austri.