aristoteli

AristoteliAristoteli (gr. Αριστοτέλης - Aristotelis),lindi në Stragira në vitin 384 para erës së re , qytet në bregdetin thrak në Greqi, në vitin 384 para erës së re. Maqedoni – 7 mars, 322 p.e.s. Halkidhiki, Ev´via) ishte filozof i greqisë së lashtë. Rrjedh nga një familje e arsimuar, në të cilën tradicionalisht kultivoheshin shkencat natyrore dhe mjekësia. I ati i Aristotelit ishte mjek në oborrin mbretëror të mbretit maqedonas Amintesi II, kurse më vonë edhe të Filipit. Ai së bashku me Platonin mendohet si një nga personat më me ndikim në filozofinë e botës perëndimore. Ai shkroi shumë libra mbi fizikën, letërsinë, retorikë, biologinë, zoologjinë, dhe qeverisjen e shtetit. Ai ishte student i Platonit dhe mësues i Aleksandrit të Madh. Jetoi shumë kohë në Athinë, ku u edukua dhe mori mësimet e para të filozofisë në shkollën e filozofit të madh grek Platonit. Në vitin 342 shkoi në oborrin mbretëror të Maqedonisë, i ftuar nga mbreti Filip si mësues për djalin e tij Aleksandrin. Aty filozofi qëndoi shtatë vjet. Mësimet themelore që mori Aleskandri, mështeteshin në arrritjet e deriatëhershme të letërsisë, të filozofisë dhe të kulturës greke, por në mënyrë të veçantë në leximin e poemave të Homerit. Për këtë qëllim Aristoteli përgatiti për nxënësit e tij një botim të veçantë të poemave homerike. ë vitin 335 u kthye në Athinë, ku krijoi shkollën e njohur që u quajt shkolla peripatetike, mbase mësimet bëheshin jashtë në natyrë, në sheshin pranë tempullit të Apollonit.

Me vdekjen e Aleksandrit në vitin 323 para erës së re, Athina, e cila ndodhej nën hegjemoninë maqedonase, ngriti krye me shpresë se do të fitonte lirinë. Nisi tani një fushatë kundër Aristotelit nga armiqtë e tij, që e paditnin për lidhjet që ai vazhdonte të mbante me Maqedoninë. Kështu filozofi u detyua të largohej nga Athina dhe të shkonte në Kalkidë, qytet dhe port i Greqisë në ishullin Eube, ku vdiq më 322 para erës së re, në moshën 62 vjeçare.

 

 

veprimtaria

Aristoteli është mendimtari më i gjithanshëm dhe filozofi më i madh i botës antike dhe një ndër filozofët më të mëdhnj në tërë historinë e filozofisë, në përgjithësi. Për nga thellësia mendore, për nga gjërsia e interesimit shkencor, për nga mënyra e shpjegimit të çështjeve në shqyrtim dhe për nga numri i veprave që shkroi, Aristoteli është gati i pashoq në historinë e mendimit njerëzor. Në moshën shtatëmbdhjetë vjeçare, Aristoteli shkoi në Athinë , në akademinë e Platonit, ku qëndroi plot 20 vjet me radhë, derisa vdiq mësuesi i tij Platoni. Sipas Aristotelit, qenia e çdo gjëje apo ndodhie zhvillohet nga shumë mundësi të lëndëve të fshehta me ndihmën e lëvizjeve të fuqisë formuese. Afirmimi dhe përdorimi i sistemit të Aristotelit në mesjetën evropiane është i njohur si Aristotelizmi. Aristoteli, një nga mendjet më të ndritura dhe më të thella të të gjitha kohëve, shkroi mbi shumë probleme dhe nga më të ndryshmet. Me përjashtim të matematikës, lëroi të gjitha fushat e dijes, duke lënë politikën, shkencat e natyrës, artin etj. Rreth 120 veprat e tij formojnë një lloj enciklopedie, ku përfshihen njohuri ga të gjitha fushat e diturisë. Në të gjitha veprat e Aristotelit të bie në sy dashuria për të mirën dhe të vërtetën. Megjithëse e adhuronte dhe e nderonte shumë mësuesin e tij, filozofin Platon, në mjaft pikëpamje filozofike dhe estetike nuk ishte në një mendje me të.. Në një nga veprat e tij thotë s'është e arsyeshme të kesh respekt për miqtë e të vërtetën. Por midis miqve dhe së vërtetës ështe gjë e shenjë të duash më shumë të vërtetën. Nga jo ide lindi më vonë dhe shprehja e njohur latine: Mik është Platoni, por mike më të madhe është e verteta.

 

njohja e aristotelit

Në njohjen e Aristotelit dhe veprimtarisë së tij, merita të mëdha kanë dijetarët muslimanë në rradhë të pare Ibën Sina i njohur në perendim me emrin Avicenne dhe Ibën Rushd (Averroès) nga Kordoba, të cilët me punën e tyre dhe analazat e komentet e shkëlqyera e bënë të kuptueshme dhe akoma më cilësore filozofinë e Aristotelit. Në mjaft nga veprat e tij Aristoteli e shikon letërsinë dhe artet si mjet me fuqi të madhe edukuese. Në veprën Poetika thotë se qytetarët duhet të merren me punë, të ruajnë paqen dhe të kryejnë vepra të doishme e të bukura. Në këtë vështrim rëndësi të veçantë i kushton filozofi edukimit të njeriut me muzikë dhe me arte të tjera, të cilat ushqejnë shpirtërisht dhe intelektualisht.