tomas hobs

 

Tomas Hobsi ka lindur më 5 prill të vitit 1588 në Malmsburi të Anglisë dhe vdiq më 4 dhjetor të viti 1642 në Derbishjar të Anglisë . Ka qenë filozof angelz , përfaqësues klasik i empirizmit anglez .Njeriun e ka konsideruar si qenie te lire ndërsa shtetin sin njësi artificale. Vepra e tij kryesore është "Leviatan" e botuar në vitin 1651, ku teza bazë është interesi i njeriut ndodhet në ndodhit natyrore , ku secili bën luft kundër çdo kujt , dhe formojn qëllim të përbashkët , shtetin , e cila do të garantoj paqe shoqërore . Tomas Hobsi ka qenë edukator dhe mësues i shtëpisë së kontit të më-vonshëm Erl Derbishjarit. Udhëtoi shpesh në Francë, ku kaloi afër 20 vjet. Ndonëse në planin teorik tregoi prirje të pikasura ndaj problematikës politike, refuzoi vendosmërisht të marrë pjesë në çfarëdo planesh dhe aksionesh konkrete politike. Në pleqëri kishte autoritet më të madh në botën e jashtme sesa në Angli.

 

 

filozofia e hobsit

Sipas Hobsit, filozofia, si njohje racionale e pasojave sipas shkaqeve të njohura ose shkaqeve sipas pasojave të njohura, ndahet së pari në filozofinë e natyrës dhe në filozofinë e shtetit. Pjesa e tretë përbërëse e filozofisë është mësimi mbi njeriun, si qenie e cila nuk është vetëm element i shtetit por edhe i natyrës. Në teorinë gnoseo-logjike të Hobsit gjejmë elemente të empirizmit dhe të materializmit mekanik (sipas tij, të gjitha fenomenet janë lëvizje mekanike të pjesëzave të materies dhe në ndikime - sensations - themelohet gjithë dituria jonë), por gjithashtu sidomos nën ndikimin e kartezianizmit edhe teza racionaliste të shprehura në mënyrë të qartë. Hobsi konsideronte se të menduarit në thelb është llogaritje me shenja artificiale arbitrare (fjalë), bashkimi dhe ndarja e tyre, mbledhja dhe zbritja.

Ndërkaq, njëkohësisht, sipas tij, edhe të gjitha veprimet e vullnetshme janë të domosdoshme, përkatësisht jo të lira sikurse të gjitha lëvizjet të cilat nga një domosdoshëmri mekanike rezultojnë nga lëvizjet e mëparshme. Ndikimet krijohen me anën e presionit që krijojnë objektet. Ngjyrat, tingujt e tjera nuk gjenden në objekte. Nominalist, që thotë se nuk ka asgjë të përgjithshme përveç emrit, Hobsi thekson veçanërisht se pa gjuhë nuk do të kishim as të vërtetën as gënjeshtrën, sepse «e vërteta» dhe «gënjeshtra» janë atribute të të folurit. Filozofia si njohje racionale e lidhjes kauzale dhe e pasojës ndërmjet trupave ka për qëllim parashikimet shkencore dhe shfrytëzimin e këtyre parashikimeve për nevojat e jetës praktike. Nga aspekti i kësaj njohjeje racionale, H. me guxim do ta përjashtojë nga filozofia mësimin mbi perëndinë, ëngjëjt dhe mbi të gjitha qeniet joempirike të cilat nuk janë trupa. Frika nga forca e padukshme -konsideron H. - nëse lejohet publikisht është religjioni, ndërsa në qoftë se nuk lejohet është bestytni. Andaj vendimi se ç'është religjioni dhe ç'është bestytnia varet nga ligjdhënësi. Shumë religjione janë krijuar gjithashtu për shkak se nuk bënë dallimin e ëndrrës dhe të zhgjëndërrës. Por Hobsi do të konsiderojë se edhe historia, në të cilën nuk mund të aplikohet llogaria, nuk është shkencë e vërtetë, kështu që as nuk meriton ndonjë vëmendje të filozofeve.

 

 

mësimi mbi moralin dhe shtetin

Pjesa më intresante dhe më origjinale e filozofisë së Hobsit është mësimi i tij mbi moralin dhe shtetin. Është cilësi e njerëzve që nga zanafillja që njeriu për njeriun është ujk (homo homini lupus), ndërsa gjendja parësore e njeriut është lufta e të gjithëve kundër të gjithëve (bellum omnium in omnes). Njerëzit, në realitet, janë të bara-bartë nga natyra, por në gjendjen natyrore, para ekzistimit të shtetit secili njeri dëshiron ta ruajë lirinë e vet dhe me këtë rast të sigurojë pushtetin mbi të tjerët. Në gjendjen ntyrore që detertninohet nga ligji mbi vetëruajtjen nuk ka pronë natyrore, nuk ka as drejtësi as padrejtësi; ekziston vetëm lufta, kurse «dy forca themelore në luftë janë forca dhe matshtrimi».

Në një gjendje të tillë të lirë natyrore njeriu është egoist, «ujk i vetmuar», qenie joshoqërore. «Të shohësh fatkeqësinë e huaj është kënaqësi, mirëpo kjo fatkeqësi na pëlqen jo pse është fatkeqësi, por pse ajo është fat-keqësi e huaj. Njësoj është po kështu e pakënaqshme lumturia e huaj, pikërisht për shkak se është lumturi e huaj. Mirëpo, kjo gjendje e parë në realitet imorale nuk mund të qëndrojë, është e rrezikshme dhe i rrezikon të gjithë njësoj. Andaj njerëzit detyrohen (dhe ky ligj natyror është shprehje e mendjes së vërtetë) t'i japin fund gjendjes së luftës për interesin e paqes, e cila pa dyshim paraqet për secilin të mirën më të madhe ngase siguron rendin dhe rregullat e jetës së përbashkët, rojtar dhe garantues i së cilës bëhet shteti. Andaj sovrani, kushdo që të jetë, ka në duart e veta pushtetin absolut dhe të pandashëm, sepse qëndron në krye të shtetit, i cili është krijuar nëpërmjet kontratës shoqërore të individëve që heqin dorë nga një pjesë e të drejtave natyrore dhe i bartin te sov-rani.

Tezat herëherë plotësisht absurde të tij mbi faktin sesi sovranit i lejohet çdo gjë (madje të bëhet edhe despot) dhe sesi njëmend shumë më mirë është që pushtetin kryesor ta mbajë monarku dhe parlamenti, Hobsi, në të vërtetë dinte t'i mbrojë edhe me argumente spirituoze, mirëpo megjithkëtë kufizimi i doktrinës së tij shoqërore-politike tregohet karakteristike dhe për justifikimin e veprimeve të tij frikësuese nënshtetase jetësore (të cilat, ndërkaq, nuk i ndihmuan të evitojë dyshime të ndryshme, madje edhe përsekutimet e herëpashershme.

Veprat Kryesore

De corpore (1655)
De Homine (1658)
De cive (1642)
(këto janë tri pjesë të Elemen-ta philosophica të tij)
De corpore po-J6faco(1640)
Leviathan (1651)
Botimi i të gjitha veprave të shkruara latinisht doli në Amsterdam , në vitin 1668, në 4 vëll.