kuksi

Kukësi është qytet në Shqipërinë verilindore, i shtrire ne koordinatat 42.09°V, 20.43°L. Në vitin 1571 shënohet me ermin Kukufiç dhe ka pasur vetëm 12 shtëpi, ndërsa më vonë kishte rreth 50 shtëpi dhe përmendet emri Vaui i Kuksit. Nga fundi i shekullit XVII dhe XVIII rezulton i braktisur dhe një shekull më vonë u riprodhua ne banorë të ardhur nga Bicaj. Në vitin 1869 njihet me emrin Kukusa. Në vitin 1923 u bë qendër krahinore me 28 shtëpi e 186 banorë dhe në vitin 1938 kishte 1800 banorë. Më 31 mars të vitit 1962 u vendos përmbytja e Kukësit të Vjetër dhe ndërtimi i Kukësit të Ri dhe po atë vit filluan punimet për ndertimin e Kukësit të ri dhe në prill të vitit 1965 filloi popullimi i tij. Në vitin 1970 kishte 6073 banorë. Në vitin 1978 Kukësi i Vjeter ua la vendin ujërave të liqenit të Fierzës.

 

Historia e Kukësit

Para vitit 1925, fshati Kukës banohej kryesisht nga banorë vendas , aktiviteti kryesor i të cilëve ishte bujqësia dhe blegtoria e cila zhvillohej në të dy anët e lumenjve Drin i Zi dhe Drin i Bardhë. Pas vitit 1925, Mbretëria Shqiptare i kushtoi një rëndësi të vecantë këtij fshati duke i dhënë statusin e një qyteti gjë që u be shkak që ai të popullohet me banorë të ardhur nga Shkodra,Prizreni,Gjakova dhe Gora. Ardhja e tyre shënon dhe futjen në jetën e këtij qyteti të aktiviteteve tregëtare dhe prodhuese. Janë këta banorë të rinj që i japin Kukësit një pamje të re përmes ndërtimit të shtëpive të reja dhe moderne dhe krijimit të një fryme të re qytetare përmes aktiviteteve sportive dhe kulturore. Falë tyre, Kukësi nis të bëhet i njohur si një nyje lidhëse dhe me rëndësi për të dy anët e kufirit. Në ato vite nisën aktivitetin zeje të tilla si: kafet dhe restorantet, tregëtia me shumicë dhe pakicë, prodhimet e ëmbëlsirave, fotografia, mjetet moderne te transportit (biçikletat, veturat, kamionat dhe autobuzët) ngjyrosja dhe perpunimi i leshit, përpunimi i lëkurës dhe i mishit, prodhimi i rrobave dhe këpucëve, shërbimi postar dhe telegrafik, prodhimi i energjisë elektrike, përpunimi i metalit, prodhimet prej ari dhe argjëndi, arkitekturë dhe plan urbanistik, një traditë e re gatimi dhe shërbimi, etj. Ardhja e sistemit komunist shkaktoi dhe shkatërrimin total të kësaj përvoje, grabitjen dhe sekuestrimin e pronave dhe të pronarëve, shpronësimin e banesave dhe objekteve tregëtare, nëpërkëmbjen e të drejtave dhe të lirive elementare të njeriut, degradimin e plotë të elementëve kapitalistë etj.