objektet fetare
Ne Strugë ndodhen edhe tempuj fetar Islam të ndertuar në kohën e Perandorisë Otomane, sikurse teqe dhe xhami. Afër qendrës së qytetit ndodhet teqja Helveti e ndërtuar nga Baba Hasan nga fillimi i shekullit XVIII . Kjo teqe ka odën e lutjeve, odën e kafesë, verandën dhe odën e pritjes, minare dhe ballkon. Në afërsi të postës ndodhet edhe xhamia e qytetit e cila është renovuar gjatë kohës së socializmit dhe e ke humbur konstruksionin e vjetër. Një xhami tjetër në Strugë ndodhet në afërsi të liqenit përball hotel Drinit.
Një objekt tjetër i rëndësishëm është edhe Hamami, nje banjë publike tradicionale orientale që ndodhet gjithashtu afër qëndrës së qytetit.
Kisha e Shën Nikollë Drimenit ndodhet në anën e majtë të Drinit. Gjatë ndërtimit të kishës janë zbuluar themelet e kishës së vjetër, por nuk janë ruajtur shënime për formën e saj. Thuhet se edhe qyteti i lashtë i Strugës quhej Drimeni, se ka qenë vendbanim i madh pranë Liqenit, me 24 tempuj, me sheshe dhe ndërtesa me kolonada, rreth 15 minuta ecje në jug-perendim të qytetit të sotëm. Dhe vërtet kur Lieqeni është i kthjellët nën ujrat e tij mund të shihen mure dhe kallderma.
![]() |
Me zgjerimin e krishterimit nga fundi i shekullit të III tempujt e koherave antike ishin shkatërruar dhe në vend të tyre janë ndërtuar bazilika të shumta të krishterimit të hershëm. Rrënojat e disa prej tyre në rrethinën e Strugës janë zbuluar dhe vazhdojn të zbulohen . Nga shekulli i VI qytetet rreth Liqenit sikurse Lyhnid dhe Enhallon dhe vendbanime tjera u gjendën në kuadrin e Perandorisë Bizantine. Kjo është koha kur fillon edhe dyndja e sllavëve në këto hapsira. Më e njohura në qytetin e Strugës është kisha e Shën Gjergjit ku ndodhet edhe ikona që daton nga viti 1267 e cila paraqet pamjen frontale të patronit të saj Shën Gjergjit.
