ohri

Ohri ndodhet në pjesën jugperëndimore te Republikës së Maqedonisë, 176 kilometra larg kryeqytetit të Shkupit. Është një nga vendet më të bukura turistike në vend, me një numër shum të madh vizitorësh sidomos gjatë sezonit veror. Nuk është qytet shumë i madh me rreth 50 000 banorë. Pjseën më të madhe e përbëjnë sllavo maqedonasit, mandej shqiptarë, turq, romë e të tjerë. Deri në Luftëm e Parë Ballkanike Ohri ishte një qytet i banuar me shqiptarë, ku pjesën më të madhe të popullsisë e përbënin muslimanët. Sipas Edit Durham, një shkrimtare angleze, në vitin 1904 Ohri ishte një qytet musliman gjegjësisht shqiptarë. Pas ngjarjeve te fillim shekullit të kaluar, pas coptimit të shum territoreve shqiptare edhe Ohri mbeti nën adminstrimin e shteteve sllave, të cilë si në shumë qytete të tjera ushtruan politkën asimiluese ndaj shqiptarëve. Sidomos pas vitit 1945 në kohë e ish-Jugosllavisë nga qyteti i Ohrit u largua një pjesë e madhe e popullatës shqiptare në drejtim të Turqis. Në qytetin e Ohrit kanë jetuar fiset ilire të gropajve.

 

historia

Për here të pare Ohri përmendet qysh në shekullin e III para erës sonë, me emrin Ilir Lyhnida. Më vonë mbas pushtimit romak Lyhnida u bë një ndër venbanimet më të rendësishme të rrugës më kryesore në ballkan Via Egnatia në sipërfaqen e Epirit të Ri. Prej vitit 976 deri në vitin 1014 ishte i pushtuar nga mbreti bullgar Car Samuili. Nga fundi i shekullit XI u sulmua nga Normanët nga Italia, mandej u pushtua përsëri nga bullgarët dhe më vonë përsëri nga Bizanti. Në shekullin e XII ishte një qendër e rendësishme tregtare, ndërsa në shekullin XIII e kishte kolonin tregtare të Armenëve. Më pas si i gjithë Gadishulli Ballkanik edhe Ohri u psuhtua nga turqit. Në vitin 1941 dhe gjatë Luftës së Parë Botërore Ohri si disa qytete tjera shqiptare në Maqedoni dhe një pjesë e Kosovës ju bashkuan Republikës së Shqipërisë. Pas mbarimit të luftës këto territore ju shkëputen përsëri Shqopërisë dhe ju bashkuan shteteve sllave.