Irina Shayk shumëngjyrëshe

2013 •  Comments (64)  • 

Irina Shayk ka treguar format e saj perfekte në setin e ri fotografik për të promovuar rrobat e banjës Beach Bunny Swimwear. Rusja 27-vjeçare me këto poza vërteton se i dashuri i saj, Cristiano Ronaldo, është një mashkull me shumë fat.

 

Rihanna, 25-vjetor me bikini, por pa të dashur

, 2013 •  Comments  • 

Rihanna postoi disa fotografi të “nxehta” të saj në rrjetin “Twitter”, ndërsa u shfaq duke festuar 25-vjetorin e saj me puro dhe bikini. Megjithatë, ajo që bëri më shumë përshtypje, edhe më shumë se format e shkëlqyera të këngëtares nga Barbadosi, ishte se ajo është shkëputur në festimin e ditëlindjes e vetme. Në imazhet e postuara, Rihanna nuk shfaqej në asnjë moment përkrah të dashurit të saj, Chris Brown, me të cilin ka një histori të gjatë ndarjesh dhe ribashkimesh.

 

Kristen Stewart nuk pëlqehet nga meshkujt

, 2013 •  Comments  • 

Kristen Stewart është votuar si aktorja më pak seksi në Hollivud. Protagonistja e sagës ‘Twilight” ka fituar këtë “çmim” duke lënë pas Sarah Jessica Parker dhe Lindsay Lohan. 22-vjeçarja mori vendin e parë sa i përket aktoreve më pak të dëshiruara në një sondazh të realizuar nga ‘MenKind'. Duket se meshkujt nuk pëlqejnë aktoret “tekanjoze” (Lindsay Lohan), ato që tradhëtojnë (Kristen Stewart) dhe ato elegante në kulm (Denise Richards) nëse shohim renditjen.

 

Vanessa Hudgens flet për fotot nudo

, 2013 •  Comments  • 

Vanessa Hudgens ka qenë një yll i filmave të Disney-t në vitin 2007, kur foto të saj nudo u përhapën në internet. Aktorja foli për këtë skandal në një intervistë për revistën ‘Paper'. “Ishte një situatë shumë e keqe. Ka qenë momenti më i vështirë i jetës sime”, deklaroi aktorja në intervistën që shoqërohet me një set fotografik ku shfaqet si një rokere “punk”.