pogradeci

Pogradeci është qytet në Shqipërinë juglindore. Emri i qytetit të Pogradecit lidhet me historinë e krijimit të qytetit. Enkelejtë kanë qenë fis që kanë jetuar brenda mureve të kalasë së ndërtuar në majë të kodrës pranë qytetit, në pjesën veri-perëndimore të qytetit. Dikur qyteti kishte dimensionet e kalasë, ku momentalisht gjenden vetëm rrënojat. Me rritjen e popullsisë dhe mbarimit të luftërave lindi nevoja e zgjerimit. Fillimisht rrëzë kodrës e më vonë deri në atë skaj saqë kalaja e vjetër nuk përbënte më qendrën e qytetit. nvazioni avaro-sllav ne shekullin e VII-VIII dhe sidomos perandoria Bullgare ne shekujt XI-XII ndryshoi menyren e jetes ne kete zona nga ajo "polis" (jetohej brenda mureve te kalave) ne ate sedentare fushore duke formuar vendbanime me toponimi shllave. kjo ka lene gjurme në gjuhën dhe kulturën tonë.Pogradeci do të shkruhej "Pogda grada", që do të thote "nën qytet". Tashmë qyteti i ri shtrihej nën kalanë e vjetër ilire.

 

 

Pogradeci ne te kaluaren ka qene një qendër e rëndësishme industriale në Shqipëri. Për tu përmendur ne ate kohe janë industria e kromit, e hekurit, e nikelit, e qymyrit, e turizmit (deri në vitet '90 qyteti pothuajse trefishohej gjatë verës), peshkimit, e përpunim drurit, pijeve etj. Pogradeci ndodhet rreth 139 km larg nga Tirana, kryeqyteti i Shqipërisë, 40 km larg nga Korça, 5 km larg nga Tushemishti (pikë kalimi kufitar me Maqedoninë), 25 km larg Ohrit (qytetit përballe Pogradecit në anën tjetër të liqenit). Aeroporti më i afert është ai i Ohrit. Pogradeci është ndalimi i fundit i linjes hekurudhore Tiranë-Durrës-Elbasan-Librazhd-Pogradec. Kalaja e Pogradecit është e vendosur në majën e kodrës, në pjesën perëndimore të qytetit të Pogradecit, me lartësi 205 m mbi nivelin e liqenit të Ohrit. Ka filluar të banohej që në shek. V para Krishtit, ndërsa në shek. IV para Krishtit u pajis me mure mbrojtëse. Ka pasur një vjetërsi banimi prej 1400 vjetësh, duke qenë një kala iliro - shqiptare e hershme.