pc computers

-------------------------------

FreeAgent Go prej 640 gigabajt

Disku bartës Free Agent Go nga kompania Seagate tani mund të gjendet edhe në kapacitetet prej 250, 320, 500 e 640 gigabajt. Seagate është bërë një prej prodhuesve të parë që ofron diskun 2.5 inçësh me kapacitet më të madh se 500 gigabajt. Në modelin FreeAgent Go të kësaj kompanie mund të vendosen hiq më pak se 640 gigabajt të dhëna. Disku ka dimensione 12.5 x 80 x 130 milimetra, peshon 160 gramë, mund të blihet në ngjyrë të zezë dhe argjendtë dhe vjen me çantën e lëkurës për bartje. Disku lidhet me qasjen USB 2.0. Përveç në kapacitetin prej 640 GB ai mund të vjen edhe në versione prej 250, 320 e 500 GB. Në tregun amerikan FreeAgent Go do të shitet me garanci prej pesë vitesh, me çmim tani për tani të panjohur.

Çip i memories prej 32 gigabajt

Kompania koreane ka prodhuar pllakën DD3 të memories të dedikuar për integrim në kompjuterët që shërbejnë si serverë, kapaciteti i së cilës është 32 gigabajt. Samsung ka premtuar se do të prodhojë modulin e kapacitetit prej 32 gigabajt në muajin janar të këtij viti kur kishte prodhuar modulin e saj të parë 50 nm DDR3 prej katër gigabajt. Moduli i memories është i dedikuar për integrim në serverë dhe tani për tani nuk ekziston versioni për kompjuterë personalë. Tensioni i punës së modulit është 1.35 volt, që është më pak se ata standard prej 1.5, mirëpo Samsung pohon se ka arritur të arrij 20 për qind më shumë depërtueshmëri nga memoriet tjera DDR3. Ende nuk është bërë i njohur çmimi i këtij produkti, por është e sigurt që do të jetë i lartë.

Edhe një audio player miniatural nga Sony

Prodhuesi japonez i elektronikës shpenzuese Sony e ka plotësuar serinë e vet B të audio playerëve bartës me një model të ri. Emërtimi i plotë i pajisjes së re është Walkman NWZ-B142F (JE) Zappin. Sikur edhe tek anëtarët tjerë të serisë Walkman të këtij prodhuesi, ashtu edhe Zappin përmban tastin përkatës “zap”, i cili përdoruesve u mundëson dëgjimin e muzikës së ruajtur në të me kohëzgjatje prej pesë sekondash për këngë. Zappin me kompjuterin lidhet me anë të lidhjes klasike USB, derisa bartja e dosjeve të formatit mp3 apo wma bëhet pa pasur nevojë për softuerë shtesë. Hapësira e të dhënave është ndaluar në 2 GB, derisa pajisja posedon edhe pranues të radiovalëve FM. Bateria e integruar do të duhej të mundësonte 18 orë të pandërprera të riprodhimit të muzikës. Sony Zappin do të paraqitet më 10 korrik në tregun japonez, dhe atë në variante të shtëpizave me ngjyrë të kuqe, zezë, rozë apo portokalli dhe çmim prej 49 dollarësh amerikanë.