aktualitete

-----------------------------

Vetëm për Qeverinë mirë!

Kabineti Qeveritar në krye me kryeministrin Nikolla Gruevski gjatë këtyre gjashtë muajve qeverisje, në paraqitjet e tyre para mediave deklarojnë se në aspektin ekonomik po shënohen rezultate pozitive dhe se mirëqenia e qytetarëve dita ditës po përmirësohet. Derisa qeveria lavdërohet për arritjet ekonomike, qytetarët ankohen se kostoja e jetës po behët shumë e rëndë. "Kjo jetë që po e bëjë tani eshët shumë më e rëndë se ajo para dy apo tri viteve. Të ardhurat mujore nuk na dalin as për të blerë gjërat elementare për një familje katër anëtarësh", thotë Xhevat Aliu, punonjës në "Makstil", kompani kjo e industrisë së rëndë. Ndërkaq, sa i përket deklarimeve të qeverisë se qytetarëve po jetojnë më mirë, Aliu shprehet se "vetëm ne e dimë se jetojmë mirë apo keq". "Punojë në hekuranë. Par dy viteve merrja rrogë rreth 15 mijë denarë, pa rrugë dhe ushqim. Në muaj harxhoja rreth 10 mijë denarë për nevojat elementare që më nevojiteshin për familjen time katër anëtarësh. Kurse tani me rrogë bruto prej 17 mijë denarë nuk mund të sigurojë as shportën e konsumit për një muaj, e cila tani arin vlerën prej 15 denarëve", thotë Aliu

17 komuna me buxhet të bllokuar

Edhe pse në Maqedoni është përfolur shumë për sjelljen e një ligji të posaçëm për ndarjen e mjeteve dhe tatimeve të caktuar në një përqindje më të madhe nga pushteti qendrorë në atë lokal, deri më tani nuk ka asgjë konkrete. Një ligj i tillë, sipas të gjitha pohimeve të eksperteve dhe udhëheqësve të tanishëm komunal, do të reflektonte shumë pozitivisht tek buxheti komunal. Ndërsa Rufi Osmani, kryetari aktual i Komunës së Gostivarit potencoi se, me vetë faktin se komunat kanë vetëm 30 për qind buxhet personal, tregon qartë se në çfarë gjendje janë aktualisht komunat e vendit. "Ndryshimet e reja janë pjesërisht të pranuara dhe pjesërisht mund të zbusin gjendjen e vështirë të financimit të komunave. Nëse analizohet më detajisht, mund të shohim se komunat për momentin kanë 30 për qind burime të veta, ndërsa 70 për qind kanë donacione. Pikërisht synimi im është që këto shifra të jenë anasjelltas. Ndihmë të madhe duhet të japë edhe Qeveria, e cila duhet të ndryshojë nenet 19 dhe 50 të Ligjit për financim komunal, të cilat do t'i mundësojnë komunave të konkurrojnë nëpër tenderë të ndryshme ndërkombëtare si fuqi e vetme", thotë Osmani.

Vihet në kontroll zjarri i mbetjeve

Zjarri që ra pasditen e së dielës në fushën e depozitimit të mbetjeve të Sarandës është vënë nën kontroll. Operacionin për shuarjen u realizua nga dy zjarrfikëset e Sarandës, si dhe një e Delvinës. Në ndihmë të shuarjes së flakëve u vu edhe firma e inerteve "Arti", e cila me mjetet e saj të rënda hodhën në sipërfaqet e ndezura ngarkesa me materiale. Operacioni për fikjen e zjarrit është ndjekur në vend dje edhe nga Kryetari i Bashkisë së Sarandës, Edmond Gjoka. Zëvendësi i tij, Robert Maçi, u shpreh se situata është vënë nën kontroll të plotë dhe se po punohet për të sjellë një linjë uji me presion nga burimet e fshatrave përreth, gjë që do të ndikojë shumë në shuarjen e zjarrit. Flakët përfshinë më shumë se 2 ha, ndërsa shkak dyshohet të jetë ndonjë cigare e hedhur pa kujdes.