auto

 

Chevrolet Volti evropian 13.000 euro më shtrenjtë

 

Pasi që Chevrolet Volti revolucionar, automjeti elektrik me autonomi të zgjatur, ka filluar shitjen në anën tjetër të Amerikë, njësia e General Motors në Evropë, Opel, ka hapur librin e pranimit të porosive për versionin e vet evropian – Ampera. Opel Ampera do të gjendet në shitje në tremujorin e fundit të vitit të ardhshëm me çmim prej 42.900 euro për modelin bazik, që është gati 13.000 euro sesa që Chevrolet Volt kushton në Shtetet e Bashkuara. Automjetet evropiane jo rrallëherë janë më të shtrenjta sesa ato amerikane, mirëpo dallimi më së shpeshti definohet me pajisjet më të pasura dhe komponentë më kualitativ të cilat integrohen në modelet e dedikuara për tregun e Bashkimit Evropian, prandaj ende pritet të shihet se me çka dallohet Ampera dallohet nga Volt. Chevrolet Volt e Opel Ampera kanë motor elektrik me 150 kuaj fuqi dhe 370 Nm moment rrotullimi i cili në kombinim me baterinë litium-jon 16 kWh mundëson kalimin e 55 kilometrave, pas së cilës aktivizohet motori benzinës 1.4-litërsh me katër cilindra i cili zhvillon 75 kuaj fuqi dhe me punën e tij vazhdon të mbushë baterinë e përmendur

.

Renault Wind në Gjenevë

 

Prodhuesi francez do të shfrytëzojë panairin e automjeteve në Gjenevë për t'ia paraqitur publikut modelin e saj më të ri. Bëhet fjalë për versionin kupe-kabriolet të modelit Twingo, i cili megjithatë do të merr emër të ri, për t'u dalluar nga “origjinali”. Emrin e ka Wind (era) që nuk është ndonjë emër, por mbahet mend lehtë dhe gjëja e parë në të cilën të shkon mendja është liria. Premiera zyrtare do të mbahet më 2 mars. Automjeti është 3.83 metra i gjatë, e nga Twingo standard, pos kulmit, dallohet edhe për pjesën e prapme tërësisht të re, derisa pjesa e përparme nuk ka pësuar ndryshime kushedi çka të mëdha. Motorizimi nuk sjell asgjë të re, edhe pse tani për tani nuk dihet fjalë për cilët motorë bëhet fjalë. Kulmi ka një konstruksion shumë të thjesht dhe mblidhet për vetëm 12 sekonda, pa marrë parasysh pozitës në të cilën gjendet. Së shpejti pritet të vërshojnë informata më të shumta për këtë version të Twingos.

Piaggio paraqiti automjetin për qytet

 

Prodhuesi italian i skuterëve në panairin milanez ka paraqitur automjetin e vogël për qytet me tri ulëse. Bëhet fjalë për një zgjidhje të lirë për rrugë të stërngarkuara qyteti e cila blerësve do të duhej t'u ofrohej pas vitit 2013. NT3, siç është emëruar ky automjet, përpara ka një, e prapa dy ulëse. Bëhet fjalë për një zgjidhje të cilën kemi mundur ta shohim disa herë deri më tani. NT3 bazohet në trirrotëshin Ape të Piaggios, e ai para së gjithash është menduar për shtetet në zhvillim ku me çmimin e vet të lirë do të duhej të konkurronte me modelet si Tata Nano e të ngjashëm.