teoria e relativitetit

 

Teoria Speciale e Relativitetit është një teori e cila përshkruan strukturën e kohëhapësirës. Ajo u paraqit për herë të parë nga Albert Ainshtajn (Albert Einstein) në 1905 në një punim që trajtonte "Elektrodinamika e trupave në lëvizje". Në themel të kësaj teorie janë dy postulate që sipas mekanikës klasike janë kontradiktore: Ligjet e fizikës janë të njëjtë për të gjithë vëzhguesit që janë në lëvizje të pandryshuar, apo uniforme, kundrejt njëri-tjetrit. Sistemet e referimit të këtyre vëzhguesve në këtë rast i quajmë "sisteme inerciale". Shpejtësia e dritës në boshllëk është përherë e njëjtë dhe konstante për të tërë vëzhguesit në cdo sistem vëzhgimi, pavarësisht lëvizjes që ata mund të kenë kundrejt njëri tjetrit apo lëvizjes së vetë burimit të dritës. Kjo teori nxjerr përfundime shumë interesante dhe me surpriza.

 

Zgjatja e kohës. Ky fenomen shfaqet në formën e një vëzhguesi i cili vëren se tik-taket e një ore në levizje janë më të rralla sesa tik-taket e orës që ka me vete dhe është "fikse". Orët janë identike. Tkurrja e gjatësive. Në këtë rast, matjet tregojnë se objektet janë më të shkurtër në drejtimin e lëvizjes, relative në lidhje me vëzhguesin. Relativiteti i njëkohshmërisë. Dy ngjarje të njekohesishme për një vëzhgues-A, nuk janë të njëkohësishme për një vëzhgues tjetër vëzhgues-B nëse ky i fundit është në lëvizje në lidhje me të parin, vëzhgues-A. Masa dhe energjia janë ekuivalente. E = mc² është formula që lidh me njëra tjetrën energjinë E të një mase m.

 

Teoria e përgjithshme e relativitetit

Teoria e përgjithshme e relativitetit është një teori për gravitetin dhe u paraqit për herë të parë nga Albert Ainshtajn në vitet 1907-1915. Kjo teori fillon me atë që quhet "parimi i njëvlefshmërisë". Sipas këtij parimi, nëse një objekt gjendet nën efektin e një fushe gravitacionale dhe nje trup tjeter është në levizje me nxitim, keta dy trupa janë në gjendje të njëjta fizike dhe rreagojnë në mënyrë identike fizikisht. Kjo gjë sjell në përfundimin se rënia e lirë është lëvizje inerciale, ose me fjalë të tjera, renia e lirë është gjendja fizike e një trupi kur ai nuk ndikohet nga asnjë forcë e jashtme, dhe jo si efekt i forcës së gravitetit, sic meson mekanika klasike. Përvec mekanikës klasike ky përfundim është kontradiktor edhe me Teorinë speciale te Relativitetit sepse sipas saj levizja inerciale nuk lejon që trupat të mund të lëvizin me nxitim kundrejt njëri-tjetrit, por objektet në rënie të lirë munden.