Pozita gjeografike

2013 •  Comments (64)  • 

Ne sajë të pozitës së volitshme gjeografike dhe rrugëve që e kanë lidhur me qytet e tjera të Gadishullit Ballkanik, Struga dhe hapsira e sajë kanë qenë të banuara në vazhdimësi. Gjetjet arkeologjike si dhe tempujt e antikitetit dëshmojnë se në këto hapsira ka patur vendbanime që në kohrat shumë të lashta, kur në brigjet e Liqenit të Ohrit ishin ngritur lagjet e para që datojnë 3000 vjet p.e.s. Sipas burimeve relevante antike në këto hapsira ku shtrihet Struga kanë banuar fiset ilire si Enkelejte më pas dhe Dasaretët dhe flitet për një dyndje të Brigëve . Me kalimin e kohës kjo lagje peshkatarësh ka marrë fizionomine e një qyteze e njohur në lashtësi me emrin ENHALLON.

 

, 2013 •  Comments  • 

Vendbanimi i parë i ngritur gjatë periudhës së neolitit supozohet se ka qen një vend peshkimi , i vendosur pikërisht aty ku përfundon Liqeni dhe fillon rrjedha e Drinit të Zi. Aty janë gjetur objekte të shumta arkeologjike sikur vegla dhe armë të sajuara prej guri dhe ashti që datojnë nga koha e re e gurit. Të gjitha këto dëshmojnë për trashigimin e pasur kulturore në këto hapsira si dhe lashtësine e qytetit të Strugës.

 

Gjeografia

 

, 2013 •  Comments  • 

Rajoni i Strugës përfshin një siperfaqe prej 50703 ha. Në këtë sipërfaqe janë të vendosur 50 fshatra dhe qytetit i Strugës , ku sipas regjistrimit të fundit të popullsis jetojnë 63376 ku pjesën dërmuese e përbëjnë shqiptarët me afro 60% mandej jane maqedonasit me 32% dhe nacionalitetet e tjera si turq, rom , vlleh e të tjerë.