liqeni i ohrit
![]() |
|---|
Liqeni i Ohrit me lashtësine e tij prej 4-10 milion vjetësh është një nga liqenit me të vjetër jo vetëm në Europë por edhe në botë. Prejardhja e tij është prej periudhës terciale me origjinë tektonike, në shtratin e liqenit ka 50 milijarde m3 ujë dhe i takon liqeneve subtropikale dhe asnjëherë nuk ngrin. Ngjyra e ujit të këtij liqeni është e gjelbërt si ulliri kurse sa më shumë shkon në brendësin e liqenit ujti është më i kaltër si qielli i paster, i kulluar sepse buron prej burimi mu per atë edhe tejdukshmëria e ujit është deri më 21,5m. Liqeni i Ohrit është një nga liqenet më të mëdha në Gadishullin Ballkanik dhe llogaritet si një nga liqenet më të vjetra në botë. Ai gjendet në një lartësi mbidetare prej 695 metrash dhe ka një siperfaqe prej 349 km2. Është i gjatë 31 km dhe i gjërë 14 km. Pika më e thellë e liqenit është 289 metra. Pjesa më e madhe e liqenit i takon Maqedonisë, kurse pjesa tjetër i takon Shqiperise. Në bregun e liqenit shtrihen tre qytete të medha: Ohri dhe Struga në Maqedoni si dhe Pogradeci ne Shqipëri.
vetit e liqenit te ohrit
Uji i Liqenit të Ohrit është më i ngrohtë gjatë muajit gusht me një temperatur mesatare prej 23 grad celsius , gjatë qershorit 22,5 grad celsius kurse temperatura mesatare vjetore e ujit sillet rreth 12 grad celsius. Uji i liqenit është shum i kthjellët prandaj edhe tejdukshmeria është e madhe dhe arrin deri në 21,5 metra. Temperatura e ujit, kthjelltësia dhe pastërtia e tij, temperatura e ajrit, hapsira ku shtrihet ,bukurit natyrore, ujërat e pasura me peshq, tërheqin turistët e shumtë dhe e bëjne nga liqenet më të vizituar të vendit.
flora dhe fauna
![]() |
|---|
Liqeni i Ohrit eshte shtepia e shume kafsheve endemike, te cilat vijne vetem ne ujerat e tij. Ne liqen rriten 40 specie te rralla, nder me te njohurat dhe ekonomikisht me te rendesishmet eshte peshku i paster i llojit Salmo letnica , (Korani), "Salmothimus ohridanus" , (Belushka) . Nje pjese e Bregut te liqenit se bashku me qytetin e Ohrit eshte emeruar nga UNESCO si trashegimi boterore.

