vendbanimet

 

Rajoni i Strugës perfshin një siperfaqe prej 50703 ha. Në këtë siperfaqe janë të vedosur 50 fshatra dhe qyteti i Strugës, ku sipas regjistrimit të fundit të popullsis jetojnë 63367 banorë.

 

Në bregun e Liqenit të Ohrit janë ngritur fshatrat Radozhdë dhe Kalishtë. Në cepin perëndimor të fushës së Strugës ngjitur me masivin malor ndodhen fshatrat Ladorishtë , Shum, Zagraçan , Belicë e Poshtme, Veleshtë , Oktis, Vevçan, Podgorc dhe Llabunishtë. Në masivin malor të Jabllanicës shtrihen fshatrat Mali Vllaj, Frëngovë, Vishnja dhe Belica e Sipërme.

 

Rajonit të Strugës i përkasin edhe fshatrat Jabllanicë, Borovec, Piskupshtin, Lukovë, Bezevë, Nerezi, Lakajce, Modriç dhe Drenok. Në malësi shtrihen fshatrat Prisovjan, Zbazhdë, Rzhan dhe Llokov si dhe dy fshatrat Burinec dhe Sellce.

 

Në pjsën jugore të masivit të malit Karaorman shtrihen fshatrat Misllodezhdë , Bërçeve , Tashmurunisht , Toskë dhe Poum , ndërsa pak më poshtë tyre fshatrat Dobovjan , Tatesh i poshtem dhe Tateshi i sipërm , Koroshishtë dhe Dollogozhdë. Ndërsa nga ana tjetë për rreth rrugës për në Dibër shtrihet fshati Glloboçicë.

 

Në thellësi të fushës së Strugës ndërkaq , ndoshen fshatrat Vranishtë, Moroishtë , Mislleshovë, Drasllajcë, Llozhan, Novo Sellë , Bixhovë dhe Livadhi.