ladorishta
![]() |
|---|
Ladorishta është një ndër fshatrat më të mëdhenj të rajonit të Strugës. Ai ka rreth 700 shtëpi dhe mbi 4500 banorë. Ky fshat ndodhet në pjesën jug-perëndimore të Strugës, rrëzë malit Jabllanicë dhe kufizohet me Republikën e Shqipërisë. Ka tokë pjellore, kullosa dhe pyje. Popullata merret me bujqësi dhe blektori dhe veprimtari të tjera, një pjes e tyre gjithashtu kanë bizneset e tyre private në qytetin e Strugës. Fshati është kodrinoro-malor dhe ka një lartësi mbidetare prej 700 metra deri më 820 metra.
![]() |
|---|
Në Ladorishtë dikurë kanë punuar shtatë mullinj, ndërsa tani nuk ka ujë që të punojë edhe një mulli i vetëm. Banorët e fshatit Ladorishtë janë të gjithë shqiptarë. Në fshat funksionon shkolla fillore në të cilën e ndjekin mësimin 900 nxënes. Në fshat ka shum dyqane, puntori te vogla, fabrik , internet klube e tj. Në fshat është e organizuar jeta kulturore dhe sportive nëpermejt aktiviteteve te klubit futbollistik “Përparimi” dhe SHKA “Valëet e Liqenit” ku janë përfaqësuar nëper shum festivale si në vendin tonë ashtu edhe jasht duke u nderuar me shum çmime dhe lavdërata. Në Ladorisht gjithashtu ndodhen rrënjë të trashigimis kulturore si “Ura e gurit”(OPALE). Popullata i takon religjionit islam dhe ka dy xhami.
![]() |
|---|
Por, për rreënjët e thella në histori të këtij vendbanimi flasin edhe gjurmët e vendbanimit “Ladorishte” që daton që nga koha e antikitetit të vonshëm, që ndodhet në pjesën lindore të fshatit, si dhe ato të varrezave të jevgjitëve, apo bazilikës paleokristiane (shekulli V) dhe nekropolit që i takon shekullit të VII – VIII. Si tek të gjith venbanimet shqiptare edhe në fshatin Ladorisht një pjes e banorëve jetojnë dhe punojnë përkohësisht ne vendet perëndimore si në Europ dhe SH.B.A.


