Livadhia

2013 •  Comments  • 

Fshati Livadhi ndodhet 8 kilometra në lindje të qytetit të Strugës dhe afro 3 kilometra në jug të fshatit Dollogozhdë . Deri në vitin 2004 gravitonte në Komunën e Dollogozhdës, dhe pas ndarjes së re territoriale me shkrirjen e Komunës së Dollogozhdës edhe ky vendbanim iu bashkangjit Komunës së Strugës . Ky vendbanim është i vendosur në një spërfaqe të rrafshët dhe ka tokë shumë pjellore , për atë arsye pjesa më e madhe e popullsis merren me bujqësi, por një pjesë e vogël merret edhe me blegtori. Livadhia njhet si fshat i ri, por në të vërtet rrënjët e saj, janë të thella në histori. Besohet se ky vendbanim ka qenë ndër më të mëdhenjt të këtij rajono dhjetra shekuj më parë. Nekropoli që gjendet në hapsirën e quajtur “ KALLDËRMA '' 500 metra në veri të fshatit është dëshmi se vendbanimi ka qenë i banuar shumë herët në histori. Nëpër këtë fshat kalon edhe rruga e njohur “ VIA EGNATIA '' një ndër rrugët më të vjetra dhe më të rëndësishme në Gadishullin Ballkanik.

 

 

, 2013 •  Comments  • 

Livadhia numëron 220 shtëpi dhe ka 1700 banorë. Banorët e këtij vendabnimi janë shumë arsimdashës. Një numër i madh i të rinjve livadhias kanë kryer shkolla të larta dhe fakultete dhe sot kontribuojnë në sfera të ndryshme të jetës shoqërore. Bartës të jetës kulturore dhe artistike të këtij vendbanimi është Ansambli “ DRITA '' , Shoqëri kulturoro artistike që ka marr pjes në shumë evenimente kulturore në vend dhe jashtë vendit, si dhe klubi futbollostik " Dinamo " i cili tash për tash nuk është në garë konkuruese për shum arsye.

 

 

, 2013 •  Comments  • 

Bnorët e këtij vendbanimi i përkasin nacionalitet shqiptar, për nga religjioni i përkasin besimit islam. Në fshat ka një xhami në qëndër të fshatit, gjithashtu ka ambulance, shitore, puntori private dhe fabrika. Në fshat funksionon shkolla tetëvjeçare ku mësimin e ndjekin mbi 250 nxënës. Përball shkollës fillore është ngritur busti i heroit tonë kombëtar Gjergj Kastriotit- Skenderbeut. Banorët e këtij vendbanimi kryesisht merren me bujqësi , po një pjes e konsiderushme punojnë dhe jetojnë përkohësisht jasht vendit fenomen ky si te të gjith vendbanimet e tjera të banuara me shqiptarë.