Misllodezhda
Fshati Misllodezhd gjendet 18 km në lindje të fushë së Strugës dhe 7 km larg Dollogozhdës ish komun kjo në të cilën gravitonte ky vendbanim. Misllodezhda në anën jugore ka malin Karaorman dhe ndodhet në një lartësi mbidetare prej 945 metra. Në territorin e saj ka pyje, kullosa dhe tokë te punueshme. Banorët e këtij vendbanimi, kryesisht merren me bujqësi, blegtori dhe një pjesë e banorëve merren edhe me pylltari, ndersa nuk janë të pakët edhe ata misllodezhdas që punojnë dhe jetojnë përkohësisht jashtë vendit. Të gjithë banorët e fshatit Misllodezhd janë shqiptarë.


