drasllajca

Vendbanimi i Drasllajcës gjendet në fushgropën e Strugës, 4 kilometra larg qendrës komunale të Strugës. Fshati Drasllajcë ka një lartësi mbidetare prej 699 metra. Territori i këtij fshati është i vogël dhe pjesa më e madhe e tij është tokë e punueshme për këtë arsye pjesa më e madhe e popullsia merret kryesisht me bujqësi, dhe një pjes e vogël edhe me blegtori.

 

 

 

Në fshat është duke punuar shkolla tetëvjeçare. Një shkoll e ndërtuar me standarde të larta ku përveç fëmijëve nga ky fshat, prej klasës së pestë deri në të tetën, mësojnë edhe ata të fshatrave përreth. Banorët e fshatit Drasllajcë i takojnë nacionalitetit maqedon, dhe i përkasin besimit ortodoks dhe ka një kishë që ndodhet në hyrje të fshatit nga ana e majtë e rrugës nga Dollogozhda.

 

 

 

Drasllajca ka rreth 230 shtëpi dhe 1100 banorë. Në fshatin Drasllajcë ka shitore dhe puntori private, ambulance, ofiqari dhe objekte të tjera të infrastructurës. Në këtë lokalitet nuk ka ndonjë dëshmi të vjetër historike që të ket qenë i banuar që në kohrat më të hershme, për këtë arsye ky vendbanim llogaritet si një fshat i ri i formuar me siguri aty nga fillimi i shekullit të kaluar. Në fshatin Drasllajcë ka edhe pompë benzini e cila gjendet në rrugën kryesore për në Strugë, e cila rrugë fshatin e ndan në dy pjesë.