kalishta

Kalishta ndodhet në pjesën jugore të Komunës së Strugës. Në veriperëndim fshati kufizohet me Liqenin e Ohrit dhe është 4 kilometra larg qytetit të Strugës. Fshati është i rrafshët dhe ndodhet në një lartësi mbidetare prej 696 metra. Popullsia e këtij fshati merret me peshkim por një pjesë e madhe e saj është e detyruar ta siguroj egzistencën jashtë vendit si shumë banorë tjerë shqiptarë. Kalishti ka shkollën fillore deri në katër vjet ndërsa prej klasës së pestë deri ne klasën e tetë nxënësit e ndjekin mësimin në qytetin e Strugës. Fshati Kalisht ka shitore dhe puntori private dhe disa objekte hotelerike, pasi që ndodhet pranë Liqenit të Ohrit ëshë i zhvilluar edhe turizmi.

 

 

Kalishti ka mbi 200 shtëpi ku pjesa dërmuese (mbi 90%) u takojnë shqipëtarëve. Kalishtarët në përgjithësi merren me punë të ndryshme: me turizëm, ku nje pjesë kanë hapur lokale apo hotele private, me përpunimin e drurit apo zdrukthtari, me peshkim, me bujqësi e blegtori, si dhe një pjesë e mirë punojnë përkohësisht në perëndim. Duke mos e pasur largë qytetin më të afërt Strugën, reth 3-4 km, shumë fshatarë punojnë në lokale private apo punë shtetërore. Sidoqoft numri i të papunësuarve mbetet përsëri shumë i lartë. Ndonëse levizjet drejt perendimit janë të kufizuara nga komuniteti ndërkombëtar, përsëri emigrohet. Kjo është "plaga" që në kohë të fundit ka marr një vrull të madh. Në disa pjesë të fshatit as që ndigjohet loja e fëmijeve, nga fakti që mërgimtarët me vete marrin dhe familjet e tyre, gjë që nuk ishte kështu në të kaluarën.

 

 

Në fshat ka gjithashtu xhami dhe kisha pasi popullsia i takon besimit islam dhe ortodoks. Në afërsi të fshatit dhe në brigjet e Liqenit ndodhet manastiri i Kalishtës gjegjësisht kisha e “Shën Mërisë''. Ky tempull është vendosur në shkëmbinj dhe ka një ndërtim mesjetar që nga shekulli XIV. Në afërsi të këtij fshati gjendet gjithashtu edhe manastiri i Shën Preçistes. Kalishtarët flasin rrjedhshëm gjuhën shqipe (dialektin toskë). Para disa vitesh u rihap klubi futbollistik, i cili po garon në ligën komunale.