Banorët e pare të fshatit ishin blegtorë dhe më pas bujq. Familjet e parë kanë qenë familja Durmishi, Leshko të ardhur nga trevat e Lezhës, familja Alla të ardhur nga Dibra, familja Kaliqi nga trevat e Steblevës etj. Për emrin e fshatit egzistojnë dy gojëdhëna e para nga pjellshmëria e tokës ,, korr e shi ” dhe e dyta Korrishte vend me shkurre shumë. Fshatin e ndan në dy pjsë përroi i thatë që mbledh ujrat e rrjeshjeve të shpatëve të Cërckës. Ka tokë pjellore dhe kullota, popullata e këtij vendbanimi kryesisht merret me bujqësi ndërsa një numër i madh i koroshishtarëve ndodhen me punë të përkohshme jashtë vendit. Ky fshta është i banuar vetëm me shqiptarë. Në fshat funksionon shkolla fillore deri në klasën e tetë “ Ekrem Jakupi ” ku mësojne 400 nxënes. Ndër monumentet historike të lokaliteti mund të përmenden: “ Qeramidnica ”, “ Glavina ”, “ Varreza çiflig ”, “ Kisha Latine ”, e tj.
, 2013 • • Full article
Burimi që gjendet në rrëzen e krastës shpellore i jep jetën këtij fshati. Gllavina është emir i burimit marrë sipas emrit të një banori shërbyes në pronat e Ramadan Beut “ GLLAVINCO ” – Gllavina. Sipas istitutit për ujra të R.M Gllavina është burim që e shpraz bazenin e ujit prej 27km që gjendet në fshatin Koroshisht, Zhepin deri ne Seteli. Këtë bazen më së tepërmi e shpraz burimi i Zhepinit që gjendet 15 metra më poshtë se i Gllavinës, kurse mbushet nga burimet shkëmborë të Sateskës.