pohumi
![]() |
Poumi gjendet në pjesën lindore të fushës së Strugës dhe është 14 kilometra larg nga qendra urbane. Shtrihet në pjesën malore në jug të malit Karaorman. Deri në vitin 2004 gravitonte në Komunën e Dollogozhdës, dhe pas ndarjes së re territoriale me skrirjen e Komunës së Dollogozhdës edhe ky vendbanim iu bashkangjit Komunës së Strugës. Fshati është malorë ndërsa banorët e këtij vendbanimi janë shqiptarë. Territori është malorë dhe pyjorë por ka edhe kullosa. Lartësia mbidetare e fshatit Poum është 940 metra.
![]() |
Fshati Poum ka rreth 30 shtëpi ku banojnë afër 100 banorë. Popullsia merret më së shumti me blegtori ndërsa një numër i madh i banorëve kanë migruar jasht vendit për punë dhe banim të përkoshëm. Për shkak të kushteve të vështira për jetes si lartësia e fshatit si dhe mungesa e ujsjellësit ka detyruar një pjes të madhe të banorëve që të largohen nga ky lokalitet duke u vendosur nëpër fshatrat tjera, në qytetitn e Strugës si dhe një pjes edhe në qytetin e Ohrit. Fshati ka shkollë filore deri në klasën e katërt, ku mësimi zhvillohet me paralele të kombinuara, ndërsa prej klasës së pestë deri në klasën e tetë fëmijë e këtij fshati ndjekin mësimin në fshatin Dollogozhdë.
![]() |
Emri i këtij fshati malor mendohet se lidhet me emrin personal POHUM, PAUM. Në këtë fshat dikur kishte një shitore që në ditët e sotme nuk punon, gjitashtu ka edhe një xhami. Pohumi është një ndër fshatrat më të vjetër të këtij rajoni ndërsa gjurmët e lashtësis së tij maten me kishën mesjetare që ndodhet 1 kilometër në lindje të fshatit në anën e djathtë të rrugës Poum – Dollogozhdë.