radozhda

Radozhda është një fshat në komunën e Strugës në rajon jugperëndimore të Republikës së Maqedonisë. Radozhda është vendosur në bregun perëndimor të liqenit të Ohrit. Është 10 km në jug të qytetit të Strugës. Ky vendbanim është 2 km nga kufirin shqiptaro-maqedonas. Fshati më i afërt është fshatit Lin i cili ndodhet në Shqipëri. Lartësia mbidetare e këtij vendbanimi është 725 metra. Fshati është themeluar në skajin perëndimor të liqenit të Ohrit mbi dhjetë shekuj më parë. Ësht ë themeluar në një tokë pjellore me kushte për zhvillimin e bujqësisë. Zonat përreth kanë qenë të përshtatshme për bujqësi në shkallë të vogël. Fshati u themelua rreth 1 km në perëndim të pozitës së sotme.

 

 

Në kohën e Car Stefan Dushanit në një dokument është përmendur fshati me emrin Radobuzhda. Një dokument osman nga viti 1583 jep të dhënat e fshatit, por nën një emër tjetër Radohozhda, ndërsa një dokument me shkrim dore nga serbi Nushiç Branislav këtë fshat e quan si Radoozhdzh, ndërsa austro-hungarezët në hartat e tyre e kanë shënuar si Radoliozhda, ose Radohozhda. Sipas regjistrimit të vitit 2002 llogariten 808 njerëz të pranishëm në fshat. Shumë nga këta banorë janë të moshuar, më shumë të rinj kanë lënë fshatin për shkak të punës dhe arsyeve të tjera. Fshati është i përbërë nga maqedonasit etnik.

 

 

Si monumente të vjetra në fshatin Radozhdë janë "Kisha ilire e Shën Mikel Pëllumbit “. Kisha ilire e Shën Mikel Pëllumbit është ndërtuar në vargun malor Jablanica mbi fshatin Radozhdë në shekullin e XIII. Ajo është ndërtuar në një shpellë natyrore dhe ishte dedikuar për komandantin ushtarak ilir Mikel Pëllumbi. Gjithashtu në këtë venbanim dhe rreth tij ka shumë kisha të ndërtuara gjatë shekujve të kaluara.