tateshi i poshtëm

Fshati Tatesh i Poshtëm ndodhet 12 kilometra larg qytetit të Strugës, pothuajse në qendër të fushës së Strugës. Deri në vitin 2004 fshati Tatesh i Poshtëm gravitonte në Komunën e Velshtës, duke u ndodhur larg saj pesë kilometra, por me ndarjen administrative të vitit 2004 të Strugës, pas shkrirjes së komunës së Veleshtës edhe ky venbanim iu bashkangjit Komunës së Strugës si të gjitha venbanimet e tjera. Tateshi i Poshtëm ndodhet në anën e djathtë të Drinit të Zi.

 

 

Ky fshat ndodhet në një lartësi mbidetare prej 795 metra dhe është vendbanim fushor dhe kodrinor, me tokë bujqësore, ndërsa ka edhe kullota dhe pyje. Fshati ka shkollë fillore deri në katër vjet, ndërsa prej klasës së pestë deri ne klasën e tetë nxënësit e ndjekin mësimin në fshatin fqinj Tatesh i Epërm. Dikur në këtë fshat punonte edhe ambulance e fshatit që ndodhet në qendër të fshatit pranë xhamis, gjitashtu ka edhe shitore private puntori, e tj.

 

 

Banorët e fshatit Tatesh i Poshtem i përkasin nacionalitetit shqiptar. Ky vendbanim ka 150 shtëpi dhe 900 banorë, ku një pjesë e mire e tyre ndodhen me banim dhe punë të përkohshme jashtë vendit, fenomen ky si tek të gjitha vendbanimet e tjera shqiptare. Pjesa më e madhe e banorëve merren me bujqësi dhe blegtori si dhe me ndërtimtari. Edhe banorët e këtij vendbanimi janë krenarë për trashigiminë kulturore të vendbanimit të tyre duke sjellë si dëshmi për këtë kishën katolike që daton nga koha e mesjetës e cila ndodhet rreth një kilometer në juglindje të fshatit.