Zhepini
Fshati Zhepin ndodhet 14 kilometra në verilindje të qytetit të Strugës. Deri në vitin 2004 gravitonte në Komunën e Dollogozhdës, dhe pas ndarjes së re territoriale me shkrirjen e Komunës së Dollogozhdës edhe ky vendbanim iu bashkangjit Komunës së Strugës. Zhepini gjendet në një lartësi mbidetare prej 720 metrash. Fshati ka mjafë tokë pjellore dhe për këtë arsye pjesa më e madhe e banorëve të këtij lokaliteti merret me bujqësi, dhe një pjesë punojnë nëpër sektore private. Si në ç'do vendbanim tjetër shqiptarë edhe ne Zhepin një pjesë e konsiderushme e banorëve jetojnë dhe punojnë përkohësisht në boten e jashtme.