Drini i Zi
Drini i Zi buron nga burimi i Shën Naumit dhe rrjedha e tij kalon mes përmes Liqenit të Ohrit deri në qytetin e Strugës të cilin lumi e ndane në dy pjesë. Urat e shumta që lidhin dy brigjet e Drinit të Zi i japin Strugës epitetin "Qyteti i Urave". Lumi rrjedh në veri në drejtim të qytetit të Dibrës në një zonë malore, ku pastaj e shënon një pjesë të kufirit Maqedoni - Shqipëri, për të kaluar pastaj në territorin e Shqipërisë. Në pjesën e Maqedonisë rrjedha e lumit është e ndërprerë nga dy liqene artificiale, të cilat shërbejnë për përfitimin e rrymës elektrike. Pranë qytetit të Kukësit Drini i Zi bashkohet me Drinin e Bardhë duke formuar lumin e bashkuar DRINI që ka derdhje në Detin Adriatik.

