Liqeni i ohrit
Liqeni i Ohrit me lashtësine e tij prej 4-10 milion vjetësh është një nga liqenit me të vjetër jo vetëm në Europë por edhe në botë. Prejardhja e tij është prej periudhës terciale me origjinë tektonike, në shtratin e liqenit ka 50 milijarde m3 ujë dhe i takon liqeneve subtropikale dhe asnjëherë nuk ngrin. Ngjyra e ujit të këtij liqeni është e gjelbërt si ulliri kurse sa më shumë shkon në brendësin e liqenit ujti është më i kaltër si qielli i paster, i kulluar sepse buron prej burimi mu per atë edhe tejdukshmëria e ujit është deri më 21,5m. Liqeni i Ohrit është një nga liqenet më të mëdha në Gadishullin Ballkanik dhe llogaritet si një nga liqenet më të vjetra në botë. Ai gjendet në një lartësi mbidetare prej 695 metrash dhe ka një siperfaqe prej 349 km2. Është i gjatë 31 km dhe i gjërë 14 km. Pika më e thellë e liqenit është 289 metra. Pjesa më e madhe e liqenit i takon Maqedonisë, kurse pjesa tjetër i takon Shqiperise. Në bregun e liqenit shtrihen tre qytete të medha: Ohri dhe Struga në Maqedoni si dhe Pogradeci ne Shqipëri.