Duke iu referuar të dhënave statistikore të regjistrimit të popullsisë të vitit 2002 Komuna e Strugës ka pasur 63376 banorë. Shkalla e nataliteit në vitin 2004 ishte 10,2%(në 1000 banorë), kurse shkalla e mortalitetit të përgjithshëm ishte 7,5 % (në 1000 banore). Shkalla e vdekshmërisë tek foshnjat ishte 10,6‰ promila. Shumëzimi natyror në numra ka qenë 101,në promila 2,7.Me këto të dhëna komuna është nën mesataren e republikës.Qarku i migracionit në vitin 2004 është 6.Ndaj saj si të ardhur janë regjistruar gjithsej 223 persona,nga të cilët 152 janë qytetarë të ardhur brenda Republikes së Maqedoniseë. Numri i përgjithshëm i të shpërngulurve është 217,prej të cilëve 150 janë qytetarë të shperngulur brenda R.së Maqedonisë.
Karakteristikë është se nga numri i përgjithshëm i qytetaëve të shpërngulur(113) janë të gjinisë femërore, kurse shkaqet më të shpeshta për shpërngulje janë kurorëzimi dhe shkaqet tjera familjare (respektivisht 78 dhe 52). Numri mesatar i banorëve është 130,5 persona na km2. Numri i kurorëzimeve në vitin 2004 ishte 288 ose 7,8 kurorëzime në 1000 banorë dhe numri i shkurorëzimeve ishte 12 ose 0.3 shkurorëzime në 1000 banorë.Në raport me kurorëzimet komuna është mbi, ndërsa në krahasim me shkurorzimet komuna është nën mesataren republikane, gjegjësisht i takon grupit të komunave me shkallë më të ulët të shkurorëzimeve.