Novosella
Fshati Novo Sellë gjendet thuajse në qendër të fushës së Strugës 8 kilometra larg qendrës urabane. Deri në vitin 2004 gravitonte në Komunën e Dollogozhdës nga e cila është 4 kilometra larg, dhe pas ndarjes së re territoriale me shkrirjen e Komunës së Dollogozhdës edhe ky vendbanim iu bashkangjit Komunës së Strugës . Fshati ka 45 shtëpi dhe numëron 300 banorë. Ky vendbanim ka një lartësi mbidetare prej 705 metra.


