shumi

Fshati Shum gjended në pjesën jugperëndimore të komunës së Strugës, duke qenë large kësaj qendre rreth 5 kilometra. Fshati ndodhet në një hapsirë të rrafshët, ndërsa është i banuar ekskluzivisht me banorë shqiptarë. Banorët e fshatit merren kryesisht me bujqësi, por ka edhe banorë që punojnë në qytetin e Strugës. Nuk është i vogël edhe numri i banorëve qe punojnë dhe jetojnë përkohësisht jashtë vendit. Fshati Shum ndodhet në një lartësi mbidetare prej 750 metrash. Ai ka 230 shtëpi dhe 1000 banorë. Fshati ka shkollë fillore, dyqane dhe puntori të vogla.

 

 

 

Për prejardhjen e fshatit nuk dihet shum por studjuesit sllav ,siç veprojnë edhe me shumë vendbanime të tjera që tu ngjisin ndonjë prapavi sllave, emrin e këtij fshati e lidhin me emrin shuma, që në shqip do të thotë pyll. Por, shpjegimi i etimologjisë së emrit të këtij fshati me këtë emër nuk duket shumë i qëndrueshëm, sepse në territorin e fshatit, apo edhe në afërsi të tij nuk ka ndonjë pyll. Prandaj, besohet se prejardhja e emrit të këtij fshati lidhet me emrin SUM , i përhapur shum në popullatën shqiptare.

 

 

Për sa i përket së kaluarës së këtij fshati, besohet se ai i ka rrënjët e thella në histori dhe kjo dëshmohet me egzistencën në territorin e tij të “Varreve Analse'', Nekropolit nga koha helenike që ndodhet në jugperëndim të këtij vendbanimi, në bregun e djathtë të lumit Shum.