tateshi i epërm

Fshati Tatesh i Epërm për kah pozita gjeografike thuajse gjendet në qendër të fushës së Strugës, në anën e djathtë të Drinit të Zi si dhe në afërsi të malit Karaorman. Derini në vitin 2004 fshati Tatesh i Poshtëm gravitonte në Komunën e Velshtës, duke u ndodhur larg saj pesë kilometra, por me ndarjen administrative të vitit 2004 të Strugës, pas shkrirjes së komunës së Veleshtës edhe ky venbanim iu bashkangjit Komunës së Strugës si të gjitha venbanimet e tjera. Ky fshat është kodrinor dhe fushor me një lartësi mbidetare prej 730 metra.

 

 

Nga qyteti i Strugës Tateshi i Epërm është 13 kilometra larg. Toka e këtij vendabimi është fushore por është e pasur edhe me pyje dhe kullosa. Të gjithë banorët e fshatit Tatesh i Epërm i përkasin nacionalitetit shqiptar. Banorët e tij merren me bujqësi dhe blegtori si dhe punë të tjera të ndryshme, ndërsa mjaft prej tyre banojnë dhe punojnë përkohësisht jasht vendit në Europ dhe SH B.A.

 

 

Në fshatin Tatesh të Epërm ka shkollë të re deri në klasë të tetë, e cila është ndërtuar vitet e fundit dhe i plotëson të gjitha kushtet e një shkolle bashkohore, gjithashtu në këtë shkollë ndjekin mësimin nga klasa e pestë deri tek klasa e tetë edhe nxënësit e Tateshti të Poshtëm, ka shitore dhe puntori private si dhe një ambulance private gjithshtu ka edhe një xhami që ndodhet në qendër të fashatit pranë shkollës fillore. Të gjitha lokalitetet që dote përmendim më poshtë flasin për pasurinë shpirtërore dhe materiale të banorëve të këtij vendbanimi edhe në të kaluarën : “ Arat e Begut '' - QELE që daton nga mesjeta dhe ndodhet 600 metra larg në veriperëndim të fshatit ; “Livadhet e Epërme'' që ndodhen në verilindje të fshatit në largësi prej një kilometer.