Dollogozhda

2013 •  Comments  • 

Dollogozhda është një fshat në komunën e Strugës, ndodhet rrëzë malit Karaorman në verilindje të Strugës në një largësi prej rreth 11 kilometrash. Deri para pak kohe ishte e organizuar si komunë në vete, por me riorganizimin e sistemit të vetëqeverisjes lokale u shkri në komunën e Strugës. Dollogozhda si komunë numëronte 7884 banorë por si fshat rreth 3000 banorë, sipas regjistrimimit të popullsisë në vitin 2002. Vendbanimi në të kaluarën është quajtur “ Guri i bardhë “, por me ardhjen e sllavëve ashtu si që indërruan emrata e shum venbanimeve kështu vepruan edhe me emrin guri i bardhë. Sot në fshat ka dy vende ku quhen Gurët ose guri i bardhë, njëri është mbi fshat kurse tjetri në krastë. Këta gurë të bardhë në krastë mund ti vëresh prej Struge dhe më largë. Flitet se emri Dollogozhdë është me prejardhje slave si që dëshirojnë ta interpretojnë disa njerëz, por pjesa e dytë e emrit nuk korinspondon me as një emër sllav.

 

 

, 2013 •  Comments  • 

Dollogozhda është e vendosur në rrëzën jugore të malit Karaorman, me lartësi mbidetare afër 800 m dhe kufizohet në lindje me fshatin Zhepin 1,6 km dhe Koroshisht 2,3 km, në jug me fshatrat: Livadhi 2,8 km dhe Bixhovë 3,7 km. Në jugperendim me fshatin Novo Sellë 3,1 km, në perendim kufizohet me fshatin Tatesh i poshtëm 2,9 km, kurse në veri me fshatin Poum 2,9km.Prej të gjitha vendbanimeve për rreth, Dollogozhda është mesi më i ngroftë. Në veri mbrohet nga mali Karaorman. Prej erës së Veriut që sjell lumi Sateska mbrohet nga Krasta, kurse prej erërave të perendimit e mbron Zabeli i Beut.

 

 

, 2013 •  Comments  • 

Dollogozhda shtrihet në vend kodrinor. Në veri duket mali i bukur Karaorman , kurse në jug është fusha e Dollogozhdës që është pjesë e fushës së Strugës. Në lindje është krasta e mbuluar me gurë të bardhë gëlqeror ku rriten shkurret, ferrat dhe një lloj bagrem i egër. Në perendim është toka e kuqe, e cila është emëruar si Kuqlina, në cilën kultivohen të lashtat, gruri por me shumë sukses rritet hardhia. Dollogozhda është e njohur për prodhimin e kualitetshëm të rrushit me sasi të kualitetshëm të sheqerit. Në perendim është lumi i thatë i ashtuquajtur " Vromi ", cili më parë ka bërë vershime shumë të mëdha. Që të eliminohet kjo e keqe e fshatit u ndërtua kanali me bankina i cili për rreth u mboll me bagrema, gështenja e pisha kështu që vershimet janë eliminuar dhe uji rrjedh vetëm në stinën e dimrit. Ky aksion edhe me pyllëzimin e kodrave për rreth ka filluar kah viti 1950 dhe ka ndikuar pozitivisht në pengimin e vërshimeve që ishin një rrezik për fshatin, pasi që më parë disa herë është goditur duke u shkaktur dëme të mëdha. Pyllëzimi ndikoi edhe në zbukurimin e kodrinave të fshatit Dollogozhdë.