Fjalë të urta për dashurinë

Aforizma  • fjale te urta dashurie  •  fjale te urta per grate  •  fjale te urta  •  kuriozitete mbi kafshet

kuriozitete mbi njeriun •  kuriozietet mbi bimet •   • 

  • Dhuratë e mirë nga i dashuri është edhe një tufë bari .

    Azerbejxhane

  • Dashuria është e verbër, por shihet prej së largu.

Italiane

  • Vetëm dashuria mund ta ndërtojë brenda një nate Murin Kinez.

Koreane

  • Jeta pa dashuri është si viti pa pranverë.

Suedeze

  • Me atë që duhemi, tallemi më së shumti.

Franceze

  • Çdo ndarje është një pjesë e vogël e vdekjes.

Franceze

  • Bukuria është si lulja kur lulëzon, por shpejt vyshket.

Italiane

  • Bukuria është premtim i fatit.

Stendali

  • Të bukura janë vetëm ato gjëra, që nuk na interesojnë.

Uajldi

  • Ishte e bukur si gruaja e huaj.

Morandi

  • Ari është i bukur, por bukuria ia tajkalon.

Masingjeri

  • Bukuria është diç shtazarake nëse nuk përshkohet edhe me mençuri.

Demokriti

  • Bukuria frenon çdo zemërim.

Gëte

  • Në gjumë dhe në errësirë çdo gjë është e bukur.

Vidmari

  • Bukuria e tërheq vjedhësin më tepër se ari.

Shekspiri

  • Bukuria është burimi i të gjitha dashurive dhe fatkeqësive të mëdha.

Lakorderi

  • Vetëm e vërteta është e bukur.

Dekarti

  • Bukuria është letra që i rekomandohet zemrës.

Shopenhaueri

  • Qeni për qenin është më i bukuri, ashtu si njeriu për njeriun.

Epiharmi

  • Mbretëresha e vetme e vërtetë është bukuria e gruas: sundon posa të paraqitet.

Shileri

  • Nuk është e bukur ajo që është e bukur, por e bukur është ajo që ju pëlqen.

Italiane

  • Të bukurve çdo gjë u falet.

Boigny

  • Dashuria e parë është më e ëmbël se mjalti i bletëve.

Dctgestane

  • Dashuria e parë është shumë e madhe dhe njëkohësisht shumë e vogël.

Hygo

  • Njeriu ka shumë dashuri të mëdha e të vogla në jetë, por ka vetëm një dashuri të parë.

Dostojevski

  • Në dashurinë e parë gruaja do dashnorin, në të tjerat do dashurinë.

La Roshfitko

  • Dashuria dyshon dhe beson me të njëjtën forcë.

Xoxa

  • Të dashurosh do të thotë të robërohesh nga vetvetja.

Spasse

  • Dashuria është iluzion.

Uajldi

  • Në dashuri nuk është rritur askush.

Eemarku

  • Kush dashuron nuk guxon të flasë për viktima.

Bjernsoni

  • Në qoftë se askush nuk na do, atëhere as veten tonë nuk e duam.

De Stali

  • Dashuria ka dy përcjellës: të mirën dhe durimin.

Aligieri

  • Dashuria ushqehet me shpresë.

Lao Ce

  • Kush ndalet të mendohet për dashuri, nuk dashuron më.

Kocebu

  • Kam lexuar diku se dashuria është kapitulli i parë në librin e madh të mosmirënjohjes.

Sandi

  • Dashuria fitohet me dashuri.

Spanjolle

  • O zot, kur të vdes, ruaje në qetësinë tënde vetëm një fjalë për mua:"Kam dashuruar".

Tagora

  • Dashuria çdoherë është fillimi i dijes, siç është zjarri fillimi i dritës.

Lagerlefi

  • Derisa dashuria është e verbër, s'ka arsye për ndarje.

Z.Lençi

  • Gjendja e dashurisë si duket është e vetmja gjendje normale e shpirtit të njeriut.

Çehovi

  • Të dua më shumë se dje, e më pak se nesër.

Zheraldi

  • Kam pirë që t'ju harroj. Por për fat të keq, kur jam dehur, ju kam parë dyfish.

Ashardi

  • Dashuria është një lindje e re.

Gjermane

  • Sa më shumë gjykohet, aq më pak dashurohet.

Shamfori

  • Atje ku ka më shumë dashuri, atje edhe dhembja është më e madhe.

Qosja

  • S'ka diell pa dritë, as njeri pa dashuri.

Gëte

  • Mundet ndonjëherë të harrohet çka është dashuria?

Ruso

  • Dashuria është një ngjarje botërore, por private.

Polgari

  • Dashuria është përmbajtja e vetme e gjërave në këtë kohë të pakuptimtë.

Habe

  • Dashuria është si rrobat: kënaqësi është kur i ndërron shpesh.

Fleçeri

  • Barra e madhe mund për deve, dashuria e madhe mund për zemër.

Mongoleze

  • Bukuria e vërtetë, si dhe mençuria e vërtetë është shumë e thjeshtë dhe e kuptueshme për të gjithë.

    Gorki

  • Dashuritë e para janë si dhëmbët e parë: dalin pa dhembje dhe ua lëshojnë vendin të tjerëve.

    Dyma i Ri

  • Mësoni, mësoni, mësoni dhe do të bëheni të arsimuar; dashuroni, dashuroni, dashuroni dhe do të bëheni të mëdhenj.

    Tomaseu

  • Dashuria dhe fati ndërlidhen kështu që k'ush është imun në dashuri, imun është edhe në fat.

    Sheli

  • Dashuria e parë i ngjan borës së parë, rrallë ndonjëherë mbetet.

    Finlandeze

  • Dashuria bën çudira çdo ditë: ajo dobëson të fuqishmin, forcon të dobëtin, nga i mençuri bën budallain, i nga budallai të mençurin, favorizon pasionet dhe zhduk arsyen. Me një fjalë, i përmbys gjërat.

    Polake

  • Dashuria është çështje e ndjenjave e jo e dëshirave. Nuk mund të dashuroj pse dua, e më së paku pse duhet, andaj dashuria e obliguar është e marrë.

    Kanti

  • Kur njeriu dashuron, dëshiron të bëj diçka, prandaj dëshiron të sakrifikojë, dëshiron të shërbejë.

    Heminguei

  • Bukuria gjithmonë u sjell femrave dhe meshkujve më shumë dhembje se sa gëzim.

    Tomazeu

  • Dashuria as nuk mundet të blihet, as nuk mundet të shitet. Çmimi i vetëm i dashurisë është dashuria.

    Angleze

  • Të bukurit janë të bukur vetëm pse janë të rrethuar nga të shëmtuarit.

    Shezali

  • Bukuria është burim i pashtershëm i gëzimit për atë njeri që di ta gjejë këtë burim.

    Kareli

  • Në dashuri është e mundur të falësh shumëçka, por jo edhe të harrosh.

    Shamfori

  • Kush nuk mund të tregojë sa dashuron, ka njohur vetëm një dashuri të dobët.

    Petrarka

  • Dashuria është si ngarja e automobilit: starton ngadalë, vozit shpejt, por frenon vetëm kur është, shumë 5 vonë.

    Sagani

  • S'është i mirë gardhi me ristela, as dashuria në fqinjësi të mirë; i mirë është gardhi me dërrasa dhe dashuria në largësi.

    Rumune

  • Të jesh i dashuruar do të thotë më tepër se të jesh i pasur, sepse do të thotë të jesh i lumtur.

    Tileri

  • Ta kërkosh me arsye rrugën tek dashuria, është njësoj si të kërkosh diellin me qiri.

    Rumi

  • Dashuria është pëlhurë që thuri natyra, e fantazia e zbukuroi me qëndisje.

    Volteri

  • Dashuria është ndoshta i vetmi shikim i përkryer që mund ta hedhim në amshim.

    Hajsi

  • Të ndahesh vetëm pse më nuk e do është budallallëk, njësoj si të martohesh me dikë vetëm pse e do.

    Gabori